
Studentët protestues kanë vijuar mobilizimin e tyre këtë të martë në Tiranë, duke nisur një marshim nga Rruga e Durrësit në drejtim të Kryeministrisë.
Marshimi vjen në ditën e 15-të të protestave studentore, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit fillimisht ishin grumbulluar pranë Ministrisë së Arsimit, ku zhvilluan tubimin e tyre, përpara se të vendosnin zhvendosjen e protestës drejt selisë së qeverisë.
Në marshim marrin pjesë studentë dhe qytetarë, të cilët kanë ngritur një sërë kërkesash ndaj ekzekutivit. Protestuesit pritet të vijojnë tubimin përpara Kryeministrisë, duke mbajtur në qendër të kërkesave dorëheqjen e kreut të qeverisë.






















