Kronika 28 October 2026, 10:02 Nga VNA

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, kapen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çela, njëri fshihej me identitet të rremë në Korfuz

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, kapen në Greqi Lulzim Tabaku

Dy persona të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 7 maj 2026 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili, janë arrestuar në Greqi, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Në pranga kanë rënë Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së Ismailit, si dhe Idriz Çela, 40 vjeç, i cili dyshohet se është përfshirë në konfliktin fizik që i parapriu krimit.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i tyre u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Njëri prej të arrestuarve, 40-vjeçari Çela, qëndronte në ishullin e Korfuzit duke përdorur identitet të rremë për t’iu shmangur autoriteteve.

Për Lulzim Tabakun, Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë, ndaj Idriz Çelës ishte caktuar e njëjta masë sigurie për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Nga hetimet dyshohet se më 7 maj 2026, në ambientet e lokalit në pronësi të Rexhep Ismailit, në fshatin Gjashtë, ka ndodhur fillimisht një konflikt mes disa personave, gjatë të cilit janë përdorur sende të forta. Në këtë përplasje dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe Idriz Çela.

Pas konfliktit, sipas dyshimeve të hetuesve, Lulzim Tabaku ka qëlluar me pistoletë ndaj 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, duke i shkaktuar vdekjen.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet greke, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e Lulzim Tabakut dhe Idriz Çelës drejt Shqipërisë, ku do të përballen me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Video

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, dosja drejt gjykimit

Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme