Kronika 28 October 2026, 10:18 Nga VNA

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Kamëz, dëmtohen dy automjete

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Kamëz, duke shkaktuar dëme materiale në dy automjete të parkuara në oborrin e një banese.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së 56-vjeçarit Sokol Ndreu, ku dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete që ndodheshin të parkuara në oborrin e banesës.

Deri në këtë fazë nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa mbeten të paqarta motivet dhe personat që mund të jenë përfshirë në vendosjen e lëndës plasëse.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e shpërthimit dhe të identifikojnë personat përgjegjës.

Video

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, dosja drejt gjykimit

Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme