
Protesta studentore ka shënuar një tjetër zhvillim, teksa një grup studentësh ka hyrë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, duke u bërë thirrje kolegëve të tyre që të ndërpresin mësimin dhe t’i bashkohen protestës.
Me thirrjet “Bojkotoni mësimin, bashkohuni me ne!”, studentët kanë kërkuar zgjerimin e pjesëmarrjes në protestë, duke nxitur edhe të rinjtë e fakulteteve të tjera të bëhen pjesë e mobilizimit.






















