Sociale 28 October 2026, 14:08 Nga VNA

Studentët ndalen te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Ramës

Ndaje në Whatsapp
Studentët ndalen te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Nuk

Studentët kanë vijuar protestën edhe këtë të mërkurë, më 28 tetor, duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas marshimit, protestuesit janë ndalur pranë Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Ata kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga tubimet deri në largimin e kreut të qeverisë nga detyra.

Më herët, studentët e Fakultetit Ekonomik marshuan drejt Fakultetit të Drejtësisë. Aty u bënë thirrje studentëve të këtij fakulteti që t’u bashkoheshin në protestë.

Më pas, studentët vijuan lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, përpara se të ndaleshin te Drejtoria e Policisë.

Video

🔴PO NDODH TANI TE RRUGA E ELBASANIT

Problemi nuk janë të pasurit, por ata që nuk po ngopen dot

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme