Studentët kanë vijuar edhe këtë të mërkurë protestën e tyre kundër qeverisë, duke u mbledhur para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Revolucion”, të rinjtë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa protesta është shoqëruar me duartrokitje dhe brohoritje.
Tubimi është zhvilluar në Rrugën e Durrësit, ku studentët kanë vijuar mobilizimin në kuadër të lëvizjes protestuese që ka nisur prej më shumë se dy javësh.
Përmes thirrjes “Studentët kërkojnë revolucion”, protestuesit kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit nga detyra, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës së tyre.
Ndërkohë, studentët vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor, duke kërkuar përgjigje konkrete për kërkesat e tyre. Protestës i janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur mbështetje për lëvizjen studentore.