
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të pezullojë vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë që detyronte çdo avokat të bojkotonte proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.
Avokatët ishin në bojkot prej gati 2 muajsh, pasi kundërshtojnë rregulloren e gjykatës dhe e konsiderojnë atë si pengesë në ushtrimin e detyrës së tyre.
Për shkak të bojkotit, për dy muaj me radhë, dhjetëra seanca gjyqësore janë zvarritur, përfshirë proceset ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-presidentit Ilir Meta.






















