Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar transferimin e Ergys Agasit në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit. Burgu ku do të transferohet mbahet sekret për arsye sigurie. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e transferimit.
Agasi akuzohet për tetë vepra penale, mes tyre korrupsion, korrupsion pasiv, pastrim parash, shkelje të barazisë në tenderë dhe abuzime me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.






















