Politika 28 October 2026, 20:01 Nga VNA

Pas Veliajt, përgatiten transferime të tjera VIP? Të paktën katër të burgosur në listë, mes tyre Ergys Agasi

Ndaje në Whatsapp
Pas Veliajt, përgatiten transferime të tjera VIP? Të paktën

 

Transferimi i Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit mund të pasohet nga lëvizje të tjera të personazheve të njohur që ndodhen pas hekurave.

VNA ka mësuar se të paktën katër persona pritet të transferohen në institucione të ndryshme të vuajtjes së dënimit dhe paraburgimit. Mes tyre është edhe  Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Lëvizjet e pritshme vijnë menjëherë pas transferimit të sotëm të Erion Veliajt, i cili e kundërshtoi publikisht vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke e cilësuar një “transferim politik” dhe “rrëmbim policor”. Kryebashkiaku pretendoi se atij dhe avokatit të tij u ishte refuzuar njohja me aktin dhe arsyet e transferimit.

Në këtë situatë, pikëpyetjet bien mbi drejtuesen e re të Burgjeve, Sadleva Bodo. A po përgatitet një valë transferimesh për të krijuar përshtypjen se lëvizja e Veliajt është pjesë e një politike të re të administrimit të burgjeve dhe jo një vendim i veçuar ndaj tij?

Dyshimet shtohen nga koha kur po përgatiten këto lëvizje, menjëherë pas reagimit të fortë të Veliajt, ndërsa transferimi i tij u komentua gjerësisht si “hakmarrje”  për qëndrimet e tij publike në rrjetet sociale për protestat kundër qeverisë.

Nuk përjashtohet që Bodo, përballë akuzave për një vendim me motive politike, të kërkojë ta paraqesë transferimin e Veliajt si pjesë të një riorganizimi më të gjerë të sistemit penitenciar.

Ligji kërkon që transferimet të mbështeten në arsye konkrete, që lidhen me sigurinë, mbipopullimin, nevojat e hetimit dhe gjykimit apo rrethana të tjera të përcaktuara shprehimisht.

Nëse transferimet e tjera realizohen, pyetja mbetet: kemi të bëjmë me një politikë të re të Drejtorisë së Burgjeve, apo me një përpjekje për të zbehur akuzat për transferimin politik të Erion Veliajt?

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme