Bota 28 October 2026, 21:17 Nga VNA

Itali/ Gjendet i vrarë 31-vjeçari shqiptar i zhdukur prej 7 tetorit, arrestohet një i dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Itali/ Gjendet i vrarë 31-vjeçari shqiptar i zhdukur prej 7 tetorit,

Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Denaldo Maxhallaku, është gjetur i pajetë brenda një pusete kullimi në zonën e Longianos, në Itali, pas më shumë se 20 ditësh i raportuar i zhdukur.

Sipas mediave italiane, viktima dyshohet se është qëlluar disa herë me armë zjarri nga një distancë e afërt. Autoritetet kanë konfirmuar arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Trupi i 31-vjeçarit u zbulua në zonën Felloniche, pasi banorët njoftuan shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit për nxjerrjen e trupit, ndërsa karabinierët nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Maxhallaku, banues në Gatteo, punonte si bojaxhi dhe ishte baba i një fëmije të vogël. Ai rezultonte i zhdukur që prej 7 tetorit, kur ishte larguar nga banesa për t’u takuar me një të njohur.

Një ditë pas zhdukjes, automjeti i tij ishte gjetur plotësisht i djegur pranë zonës ku u zbulua trupi. Hetuesit kanë konstatuar gjithashtu disa gëzhoja pranë vendit të ngjarjes.

Autoritetet italiane po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e mbledhura për të përcaktuar motivin e vrasjes dhe rolin e personit të arrestuar.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme