Bota 27 October 2026, 21:56 Nga VNA

Netanyahu humbet shumicën sipas exit poll-eve, opozita kryeson në Izrael, por beteja për pushtetin mbetet e hapur

Ndaje në Whatsapp
Netanyahu humbet shumicën sipas exit poll-eve, opozita kryeson në

Benjamin Netanyahu rrezikon të humbasë pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare në Izrael. Sipas exit poll-eve të publikuara pas mbylljes së qendrave të votimit, blloku i kryeministrit izraelit nuk arrin shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, ndërsa opozita e udhëhequr nga Gadi Ajzenkoti del përpara, por gjithashtu mbetet larg 61 mandateve që garantojnë kontrollin e parlamentit.

Projeksioni i televizionit publik Kan 11 i jep opozitës 53 mandate, koalicionit të Netanyahut 50 dhe forcave të tjera politike 17 vende në parlamentin me 120 deputetë.

Likud, partia e Netanyahut, mbetet forca më e madhe politike sipas një tjetër projeksioni, atij të Kanalit 12, me 24 mandate, ndërsa partia Jashar e Ajzenkotit parashikohet të sigurojë 22 vende.

Zgjedhjet janë shoqëruar me një pjesëmarrje që ka kaluar 74%, ndërsa Ajzenkoti i ka interpretuar rezultatet paraprake si shprehje të mungesës së besimit të qytetarëve ndaj Netanyahut.

Megjithatë, rezultati nuk përcakton ende fituesin e pushtetit. Asnjëri prej blloqeve nuk ka shumicën parlamentare dhe formimi i qeverisë do të varet nga rezultatet përfundimtare dhe negociatat për koalicion.

Rezultatet zyrtare pritet të shpallen deri më 4 nëntor. Deri atëherë, Netanyahu mbetet në detyrë, ndërsa Izraeli përballet me mundësinë e një ndryshimi politik pas zgjedhjeve që kanë vënë në diskutim vazhdimësinë e qeverisjes së tij.

Lexo gjithashtu

Video

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme