Kronika 29 October 2026, 13:38 Nga VNA

“Mendoj se profecia ime doli si atëherë kur paralajmërova tërmetin”, Meta në GJKKO: Ndaj meje s’ka asnjë akuzë, mbrohem pa avokat

Ndaje në Whatsapp

“Mendoj se profecia ime doli si atëherë kur paralajmërova

Në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, avokatët nuk pranuan të marrin pjesë, pavarësisht se Apeli Administrativ vendosi të pezullojë vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkot.

Avokatët thanë se nuk kanë marrë dijeni, sipas rrugëve ligjore, për pezullimin e bojkotit.

“Fakti që mungon prokurori Kllapi nuk është shenjë e mirë. Nuk më duket e arsyeshme që e nisni gjyqin nga avokatët dhe jo nga unë, si i pandehur kryesor.

Profesioni i avokatit varet thelbësisht nga DHKA-ja. Nuk është çështje mungese vullneti, por avokati im nuk mund të rrezikojë licencën. Duhej të ishte zgjidhur më herët ngërçi, pas gati 600 proceseve gjyqësore të bllokuara.

Kërkojmë që, për shkaqe dhe arsye objektive, të mbrohem vetë. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka pranuar raste të tilla”, deklaroi Meta.

Ndërsa Monika Kryemadhi tha se konsideron se bojkoti është shpërdorim i profesionit të avokatit. “Kërkoj të vazhdojmë seancën, sikundër ramë dakord radhën e kaluar”, tha ish-deputetja.

Sipas prokurorit Arben Kraja, duke qenë se akuzat janë shumë të rënda, kërkojnë praninë e një avokati.

“Nuk u dhimbsen më shumë se neve akuzat tona prokurorëve. Ju keni bërë shkelje që nga ana e marrjes së provës, hyrja në shtëpi, kontrollet. Kjo që thotë prokurori është hipokrizi”, u përgjigj Kryemadhi.

“Mendoj se profecia ime doli si atëherë kur paralajmërova tërmetin. Ndaj meje s’ka asnjë akuzë, se po të kishte, do e kishit mbushur me kamera këtu. Po keni marrë kallëzimin e Romeo Karajt për bazë dhe shqetësohesh ti për mbrojtjen?

Kërkoj të vazhdojë seanca, të merret parasysh vendimi i kaluar”, theksoi Meta.

Ndërkohë, teksa gjykata ishte tërhequr për vendim, Meta shkëmbeu batuta me një nga personat e pranishëm në publik.

“Çojini ndonjë gjë për të ngrënë Veliajt, se do e lënë edhe pa bukë këta, vetëm se kritikoi Vuçiçin”, u shpreh Meta.

Gjykata e Posaçme vendosi ta shtyjë seancën dhe të caktojë avokatë kryesisht për ish-çiftin Meta-Kryemadhi.

 

Video

Deputetët “seriozë” të Kuvendit të Shqipërisë, ata që Edi Rama po përpiqet t’i mbrojë nga “linçimi publik”

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës

🔴Mes tymit dhe kaosit, PS po ngre kartonët jeshil për rendin e ditës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme