Sociale 30 October 2026, 13:56 Nga VNA

Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë shqiptarë në Vatikan, merr dhuratë ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë

Ndaje në Whatsapp
Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë shqiptarë në Vatikan, merr

Papa Leoni XIV ka pritur në një audiencë private në Vatikan ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë, të cilët ndodhen në Romë në kuadër të vizitës zyrtare “Ad Limina Apostolorum”.

Takimi, i cili zgjati më shumë se një orë, u përqendrua në situatën e Kishës Katolike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet, si dhe zhvillimet e përgjithshme në vend.

Në emër të përfaqësuesve të Kishës Katolike shqiptare, Atin e Shenjtë e përshëndeti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe president i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Gjatë audiencës, ipeshkvijtë shqiptarë i dhuruan Papa Leonit XIV ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur si Pajtorja e Popullit Shqiptar, një vepër e realizuar nga një artist shqiptar.

Një tjetër dhuratë simbolike ishte libri kushtuar martirëve shqiptarë, i cili dokumenton historinë e persekutimit dhe qëndresës së Kishës Katolike gjatë periudhave të vështira në Shqipëri.

Përfaqësuesit e Kishës Katolike përsëritën gjithashtu ftesën që Papa Leoni XIV të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Vizita “Ad Limina Apostolorum” është një praktikë periodike e Kishës Katolike, e cila zhvillohet zakonisht çdo pesë vjet dhe u mundëson ipeshkvijve të takohen me Papën për ta informuar mbi gjendjen dhe veprimtarinë e Kishës në vendet që përfaqësojnë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme