Politika 30 October 2026, 13:25 Nga VNA

Tensionet në Kuvend/ Përjashtohet për 10 ditë Sali Berisha, pesë deputetë të PD-së ndëshkohen me 60 ditë

Ndaje në Whatsapp

Tensionet në Kuvend/ Përjashtohet për 10 ditë Sali Berisha,

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Kuvendit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa pesë deputetë të tjerë të opozitës janë përjashtuar për 60 ditë.

Vendimi është marrë këtë të premte, pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë seancës plenare të 29 tetorit, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila, duke shkaktuar ndërprerjen e punimeve parlamentare.

Deputetët demokratë të përjashtuar për 60 ditë janë Bledion Nallbati, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Xhelal Mziu dhe Albana Vokshi.

Ndërkohë, për deputeten Klodiana Çapja nuk është miratuar masa e përjashtimit 60-ditor, ndonëse kjo ishte kërkuar nga Partia Socialiste.

Masat disiplinore erdhën pas kërkesës së paraqitur nga socialistët, të cilët akuzuan Berishën për përdorimin e gjuhës joparlamentare dhe nxitjen e dhunës gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Për pesë deputetët e tjerë, kërkesa lidhej me veprimet e tyre gjatë seancës, përfshirë bllokimin e foltores, përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hedhjen e sendeve në drejtim të drejtuesit të Kuvendit dhe përfaqësuesve të qeverisë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme