Bota 30 October 2026, 14:12 Nga VNA

Italia paralizohet nga greva 24-orëshe/ Mijëra protestues në rrugë, Milano blindon dyqanet luksoze

Ndaje në Whatsapp

Italia paralizohet nga greva 24-orëshe/ Mijëra protestues në

Italia është përfshirë këtë të premte nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e shoqëruar me protesta dhe marshime në disa qytete të vendit. Mijëra qytetarë, punonjës dhe studentë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës, dobësimin e fuqisë blerëse dhe shtimin e shpenzimeve ushtarake.

Greva, e organizuar nga sindikata USB, përfshin punonjës të sektorit publik dhe privat, përfshirë edhe personelin shëndetësor. Megjithatë, në spitale do të garantohen shërbimet minimale dhe trajtimi i rasteve urgjente.

Mobilizimi është shtrirë në disa prej qyteteve kryesore italiane, përfshirë Romën, Torinon, Triesten dhe Bolonjën. Në Bolonja, studentët kanë bllokuar hyrjet e disa shkollave, ndërsa në Trieste rreth 500 protestues janë grumbulluar pranë portit, me pankarta kundër luftës dhe riarmatimit.

Në kryeqytetin italian, Romë, pritet pjesëmarrja e mbi 20 mijë protestuesve. Autoritetet kanë shtuar praninë e forcave të policisë për të garantuar rendin dhe për të parandaluar incidente të mundshme gjatë manifestimeve.

Ndërkohë, greva ka shkaktuar përplasje edhe mes sindikatave dhe qeverisë italiane. Ministri i Transportit, Matteo Salvini, kërkoi shtyrjen e protestës, por organizatorët refuzuan dhe konfirmuan zhvillimin e saj sipas planit.

Situata paraqitet veçanërisht e tensionuar në Milano, ku janë marrë masa të shtuara sigurie për shkak të shqetësimeve për akte të mundshme vandalizmi. Disa dyqane luksoze kanë mbrojtur vitrinat e tyre, ndërsa forca të shumta policore dhe karabinierë janë vendosur në gatishmëri.

Organizatorët kanë parashikuar gjithashtu shërbim të brendshëm sigurie gjatë marshimit kryesor, me synimin për të shmangur provokimet dhe përplasjet që mund të cenojnë zhvillimin paqësor të protestave.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme