Bota 29 October 2026, 20:42 Nga VNA

Tragjedi në Kapadokia të Turqisë: Shembet një shkëmb, 3 persona humbin jetën dhe 5 të tjerë plagosen

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Kapadokia të Turqisë: Shembet një shkëmb, 3

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

Fillimisht u raportua për dy viktima, por gjatë operacioneve të shpëtimit është gjetur edhe trupi i pajetë i një personi tjetër, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Kapadokia është një nga zonat më të vizituara të Turqisë, e njohur për shkëmbinjtë e saj me forma të veçanta, shpellat dhe peizazhet natyrore që tërheqin çdo vit miliona turistë nga e gjithë bota.

Ende nuk janë bërë të ditura të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e shembjes së shkëmbit.

 

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme