Politika 30 October 2026, 08:52 Nga VNA

Rama vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun

Ndaje në Whatsapp
Rama vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë,

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish këtë të premte sofrën e gurtë përpara godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për dialog me protestuesit.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video të tavolinës së vendosur jashtë godinës, shoqëruar me mesazhin “Mirëmëngjes”.

Prej disa ditësh, Rama e ka paraqitur sofrën si simbol të gatishmërisë për t’u ulur në bisedime me të rinjtë që protestojnë.

Megjithatë, studentët e kanë refuzuar ftesën për dialog, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme