Bota 30 October 2026, 18:04 Nga VNA

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, 69 viktima dhe 70 të zhdukur; 31 qese me mbetje trupore ende të paidentifikuara

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, 69 viktima dhe 70 të zhdukur; 31

Bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë është rënduar, duke arritur në 69 viktima, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi të paktën 70 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Procesi i identifikimit të viktimave vijon të jetë tepër i vështirë. Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet spanjolle, deri më tani është konfirmuar identiteti i vetëm 13 personave, ndërsa 31 qese me mbetje trupore të pjesshme presin ende t’i nënshtrohen procesit të identifikimit.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se tragjedia mund të ketë prekur shtetas të 27 kombësive të ndryshme. Për këtë arsye, institucionet spanjolle po bashkëpunojnë me ambasadat dhe konsullatat përkatëse për identifikimin e shtetasve të huaj mes viktimave dhe të plagosurve.

Ndërkohë, nga 110 personat e shtruar në spital pas aksidentit, 71 kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar, ndërsa 39 të tjerë vijojnë të marrin kujdes mjekësor.

Në një deklaratë publike, kryeministri Sanchez pranoi se aksidenti ka tronditur rëndë besimin e qytetarëve te sistemi hekurudhor me shpejtësi të lartë, i konsideruar prej vitesh një prej arritjeve më të rëndësishme të infrastrukturës spanjolle.

Ai theksoi se qeveria është e angazhuar jo vetëm për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë, por edhe për ndërmarrjen e masave konkrete që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Detyra e qeverisë nuk është vetëm të bëjë një diagnozë të situatës, por edhe të ofrojë zgjidhje, në mënyrë që një tragjedi e kësaj përmase të mos ndodhë më kurrë”, deklaroi Sanchez.

Autoritetet spanjolle vijojnë operacionet për identifikimin e viktimave dhe kërkimin e personave të zhdukur, ndërsa vendi përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, me ndikim edhe te shtetasit e huaj.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme