
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë vendos t’i japë fund bojkotit të proceseve në Gjykatën e Posaçme, duke respektuar vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli theksoi se deklaron mbarimin e bojkotit në zbatim të vendimit të gjykatës, por do t’i drejtohet Gjykatës Administrative të Apelit, ku do të kërkojë pezullimin dhe shfuqizimin e rregullores së GJKKO-së.
Avokatët vendosën të bojkotojnë proceset pasi kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së, që pretendojnë se i pengon të ushtrojnë të drejtën e mbrojtjes.
Ndërkohë, rezulton se përgjatë gati dy muajve të bojkotit janë aplikuar mbi 250 milionë lekë gjoba ndaj avokatëve nga ana e GJKKO-së.






















