Kronika 29 October 2026, 16:48 Nga VNA

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen 11 policë dhe dy prokurore në Pejë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen 11 policë dhe dy prokurore në

 

Policia e Kosovës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, masat janë marrë pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, ndërsa ka nisur një hetim paraprak për veprimet ose mosveprimet e zyrtarëve në trajtimin e rastit.

Mes të pezulluarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor të Pejës. Pezullimet përfshijnë edhe drejtues të tjerë të strukturave policore dhe katër hetues të këtij stacioni.

Policia bëri të ditur se masat synojnë të garantojnë hetime të pavarura, llogaridhënie institucionale dhe përcaktimin e përgjegjësive individuale.

Më herët, Këshilli Prokurorial i Kosovës pezulloi nga detyra edhe kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, si dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Hetimet vijojnë për të sqaruar nëse ka pasur shkelje apo mangësi institucionale në trajtimin e çështjes.

Lexo gjithashtu

Video

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme