Gjykata e Lartë do të shqyrtojë me datë 10 dhjetor dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi. Tahiri është dënuar për shpërdorim detyrë, ndërsa prokuroria e akuzon për lidhje me grupin kriminal Habilaj.






















