Kronika 30 October 2026, 10:10 Nga VNA

Apeli pezulloi bojkotin e avokatëve, Këshilli i Dhomës së Avokatisë mblidhet sot për të vendosur

Ndaje në Whatsapp
Apeli pezulloi bojkotin e avokatëve, Këshilli i Dhomës së

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ që vendosi të pezullojë bojkotin e avokatëve. Mbrojtësit ligjorë për afro 2 muaj bojkotuan seancat gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për shkak se kundërshtojnë rregulloren e këtij institucioni që sipas tyre i pengon të ushtrojë të drejtën e mbrojtjes.

Vendimi i Apelit Administrativ është automatikisht i zbatueshëm ndaj Këshilli i Përgjithshëm do të duhet ta shqyrtojë dhe të dalë me vendim. Dje në procesin ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-politikanes Monika Kryemadhi avokatët nuk morën pjesë duke arsyetuar se nuk ishin njohur në rrugë ligjore me vendimin e Gjykatës.

Ndaj vendimmarrja e Këshillit është e domosdoshme, pasi nëse avokatët nuk zbatojnë vendimet e Dhomës së Avokatisë rrezikojnë masa disiplinore deri atë ekstreme heqje të licencës.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme