SPAK i komunikon ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Ervis Berberi përfundimin e hetimeve në kuadër të dosjes Balluku. Ndaj Berberit rëndon akuza “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” në 9 raste.
Nga këqyrja e celularit të Berberit u gjetën të dhëna që implikuan ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është po ashtu e pandehur për 5 akuza penale. Në total në dosjen Balluku janë 26 të pandehur. Dosja po përgatitet nga prokurorët për t’u dorëzuar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.






















