Një studim i publikuar në Nature Reviews Cancer më 2 tetor 2026 ka nxjerrë në pah një tipar të pazakontë të njerëzve që jetojnë mbi 110 vjeç. Në gjakun e tyre gjenden në përmasa të larta disa qeliza imunitare të specializuara, të afta të sulmojnë qelizat tumorale.
Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë nëse ky mekanizëm është një prej arsyeve pse disa njerëz arrijnë mosha kaq të avancuara. Ende nuk është provuar se këto qeliza janë shkaku i jetëgjatësisë së tyre.






















