Kronika 31 October 2026, 15:11 Nga VNA

Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit qëllojnë me gurë drejtë policisë

Ndaje në Whatsapp

Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Disa të rinj të maskuar kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe godinës së ministrisë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion.

Protestuesit kanë shkulur pllakat e trotuarit, i kanë thyer në copa dhe më pas i kanë hedhur drejt forcave të rendit. Për të frenuar përplasjet, policia ka ndërhyrë me autobotë uji, fillimisht për të shuar koshat e mbeturinave që ishin përfshirë nga flakët dhe më pas për të shpërndarë protestuesit duke përdor edhe gaz lotsjellës.

Në zonë janë vendosur edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës, ndërsa është afruar edhe një autobot i dytë. Deri në momentin e raportimit, policia nuk kishte përdorur gaz lotsjellës.

Lexo gjithashtu

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme