Politika 31 October 2026, 13:35 Nga VNA

Opozita i bashkohet protestës së studentëve, marshim nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit

Ndaje në Whatsapp

Opozita i bashkohet protestës së studentëve, marshim nga

Deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike i janë bashkuar këtë të shtunë protestës së studentëve në Tiranë, duke marshuar nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë janë mbledhur për të vijuar tubimin e tyre kundër qeverisë.

Marshimi i opozitës vjen në ditën e 19-të të protestave studentore, gjatë të cilave të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë zhvendosur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt Ministrisë së Arsimit, në shenjë mbështetjeje për studentët dhe kërkesat e tyre.

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike zhvillohet pa praninë e kryetarit të saj, Sali Berisha, ndërsa në marshim marrin pjesë deputetë dhe përfaqësues të opozitës.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme