Kronika 31 October 2026, 14:35 Nga VNA

Tym dhe flakë para Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit djegin koshat e mbeturinave, policia bën thirrje për qetësi

Ndaje në Whatsapp

Tym dhe flakë para Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit djegin

Tensione janë regjistruar këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën tre koshave të mbeturinave, ndërsa policia ka ndërhyrë me thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e akteve të dhunës.

Studentë dhe të rinj janë mbledhur për të 19-ën ditë radhazi përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët më herët marshuan nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit.

Situata është shoqëruar me tensione mes pjesëmarrësve, ndërsa forcat e policisë u kanë bërë thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna, të mos bllokojnë rrugën dhe të vijojnë tubimin në mënyrë paqësore.

Ndërkohë, në fillim të Rrugës së Durrësit situata paraqitet më e qetë. Në këtë zonë ndodhen edhe deputetët e Partisë Demokratike, pas përplasjeve të regjistruara mes protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit.

Lexo gjithashtu

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme