Politika 1 November 2026, 12:37 Nga VNA

Rama gjen strategen e komunikimit te “E Diell”: Vlerë Gjakova nga “Rrethi Katror” në drejtimin e zyrës në Kryeministri

Ndaje në Whatsapp
Rama gjen strategen e komunikimit te “E Diell”: Vlerë Gjakova

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një këshilltare të re për strategjinë e komunikimit të qeverisë. Ajo është Vlerë Gjakova, e lindur në Maqedoninë e Veriut, ish-aktiviste dhe kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, e cila tashmë do të merret me koordinimin e strategjive mediatike të ministrive shqiptare.

Sipas Top Channel, Gjakova e ka marrë detyrën zyrtarisht rreth dy javë më parë. Emërimi i saj u është komunikuar sekretarëve të përgjithshëm të ministrive përmes një email-i të dërguar nga Vilma Guri, sekretare e përgjithshme e Kryeministrisë, e cila kërkon që këshilltarët e medias të çdo ministrie të zhvillojnë takime me Gjakovën për t’i paraqitur strategjitë e tyre të komunikimit.

Vlerë Gjakova iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2018, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të vitit 2019 kandidoi për deputete nën siglën e partisë së Albin Kurtit.

Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen në rubrikën televizive “Rrethi Katror” të emisionit “E Diell” në Top Channel, ku ka komentuar zhvillime politike dhe tema të ndryshme.

Në profilin profesional, Gjakova prezantohet si stratege komunikimi, publiciste dhe eksperte e energjisë së rinovueshme, me 18 vite përvojë në marrëdhëniet me publikun dhe strategjitë mediatike.

Ajo ka studiuar komunikim, gazetari, ekonomi dhe tregti ndërkombëtare, ndërsa deklaron edhe studime master në filozofi, psikanalizë, metafizikë, epistemologji dhe filozofi politike në Greqi.

Më parë ka punuar në komunikim dhe marrëdhënie me publikun për kompaninë EVN Maqedoni, si dhe në projekte për energjinë e rinovueshme, qytetet inteligjente dhe ekosistemet digjitale.

Me detyrën e re, ish-kandidatja e Vetëvendosjes do të ketë rol në koordinimin e komunikimit qeveritar në Tiranë, në një kohë kur Kryeministria po përballet me protesta dhe zhvillime të rëndësishme politike.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme