Kripë dhe Piper 1 November 2026, 13:39 Nga VNA

Colin Farrell dhe djali i tij 23-vjeçar me sindromën Angelman: “Dua që bota ta trajtojë James me mirësi dhe respekt”

Ndaje në Whatsapp
Colin Farrell dhe djali i tij 23-vjeçar me sindromën Angelman:

Për Colin Farrell, një prej aktorëve më të njohur të Hollywood-it, roli më i rëndësishëm në jetë nuk është luajtur përpara kamerave. Është ai i babait të James, djalit të tij 23-vjeçar, i cili jeton me sindromën Angelman, një çrregullim i rrallë neurogjenetik që ndikon në zhvillim, komunikim dhe lëvizje.
Aktori irlandez është rikthyer në vëmendjen e mediave pas publikimit të pamjeve nga dokumentari The Slightest Touch, ku shfaqet edhe James. Në një prej momenteve, Farrell e përqafon të birin dhe bën shaka me të, duke treguar marrëdhënien e afërt që kanë ndërtuar.
Farrell ka folur vazhdimisht për sfidat me të cilat përballen familjet e personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht kur fëmijët arrijnë moshën madhore dhe mbështetja institucionale fillon të pakësohet.
Në vitin 2024, aktori themeloi Colin Farrell Foundation, një organizatë që synon të mbështesë të rriturit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe familjet e tyre.
Ai ka theksuar se dëshiron që bota ta trajtojë James me mirësi dhe respekt, një kërkesë që shkon përtej historisë personale të familjes së tij.
Dokumentari The Slightest Touch, me regji të Rachel Fleit, ndjek gjithashtu marrëdhënien e Farrell me mikeshën e tij Emma Fogarty, e cila jeton me epidermolysis bullosa, një sëmundje të rrallë që e bën lëkurën jashtëzakonisht të brishtë.
Për të mbështetur Emmën dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi sëmundjen, Farrell mori pjesë së bashku me të në maratonën e Dublinit. Dokumentari u prezantua në Festivalin e Filmit në Londër më 12 tetor dhe pritet të shfaqet më gjerësisht gjatë nëntorit.
Për aktorin, fama mund të sjellë çmime, miliona dollarë dhe vëmendjen e botës. Por kërkesa e tij më personale mbetet shumë më e thjeshtë: që djali i tij të jetojë në një shoqëri që e respekton.

Lexo gjithashtu

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme