Kripë dhe Piper 31 October 2026, 08:31 Nga D.M

Parlamenti armen diskuton ligjin kundër dhunës, deputetët e zbatojnë me grushte në seancë

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti armen diskuton ligjin kundër dhunës, deputetët e

 

Në Armeni, lufta kundër dhunës ka marrë një dimension të ri parlamentar. Vetëm një ditë pasi deputetët diskutuan ashpërsimin e masave kundër dhunës në familje, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës vendosën të japin një demonstrim praktik të asaj që ligji synon të parandalojë.

Seanca e 29 tetorit në Parlamentin armen u shndërrua në një përleshje mes deputetëve, me grushte, shishe dhe karrige që fluturonin në sallë.

Gjithçka nisi gjatë fjalës së deputetit të mazhorancës Taron Chakhoyan, i cili bëri komente për familjarët e drejtuesit të opozitës Narek Karapetyan. Debati verbal përshkallëzoi shpejt dhe deputetët u ngritën nga vendet për t’u përballur fizikisht.

Sipas mediave armene, nënkryetari i Parlamentit Vahagn Aleksanyan hodhi një karrige drejt deputetëve të opozitës. Një deputet përfundoi me hundë të gjakosur, një tjetër me rrobat e grisura, ndërsa u kërkua edhe ndërhyrja e ambulancës.

Kryesuesi i seancës, Ruben Rubinyan, fillimisht refuzoi ta ndërpriste mbledhjen, duke deklaruar se dëshironte që të gjithë të shihnin çfarë po ndodhte. Më pas u detyrua të shpallte pushim dhe të thërriste punonjësit e sigurisë.

Ironia është se një ditë më parë, më 28 tetor, Parlamenti kishte diskutuar një paketë ndryshimesh ligjore për forcimin e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje dhe ashpërsimin e masave ndaj autorëve.

Projektligji parashikon edhe zgjerimin e programeve të rehabilitimit për personat që ushtrojnë dhunë.

Nuk dihet nëse deputetët që u përleshën do të kenë nevojë për një program të ngjashëm. Por Parlamenti armen dëshmoi se miratimi i ligjeve kundër dhunës është shumë më i lehtë sesa respektimi i tyre në sallën ku diskutohen.

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme