Kripë dhe Piper 13 October 2026, 08:53 Nga VNA

Kafshoi një stjuardesë dhe goditi një tjetër në avion, arrestohet aktorja e Hollivudit Selma Blair. Përfundon në spital, FBI nis hetimet

Ndaje në Whatsapp
Kafshoi një stjuardesë dhe goditi një tjetër në avion,

Aktorja amerikane Selma Blair, e njohur për filmat “Cruel Intentions” dhe “Legally Blonde”, është arrestuar pas një incidenti të dhunshëm në bordin e një avioni të Delta Airlines, që udhëtonte nga Los Angeles drejt Nju Jorkut, mbrëmjen e së dielës, 11 tetor.
Sipas autoriteteve amerikane, 54-vjeçarja dyshohet se ka goditur një stjuardesë dhe ka kafshuar një tjetër gjatë fluturimit. Të dyja punonjëset e ekuipazhit kanë pësuar lëndime, ndërsa njëra është dërguar në spital.
Pas uljes në aeroportin John F. Kennedy, Blair është arrestuar dhe transportuar për kontroll mjekësor. Aktorja akuzohet gjithashtu se ka goditur me shkelma një oficere policie dhe një infermiere gjatë ndërhyrjes së tyre.
Blair është paraqitur të hënën para gjykatës në Queens, ku është deklaruar e pafajshme për dy akuza të sulmit të shkallës së dytë. Më pas është liruar me garanci, ndërsa FBI po heton incidentin në avion.
Përfaqësuesit e aktores deklaruan se sjellja e saj ishte pasojë e një urgjence mjekësore. Blair vuan nga skleroza multiple, sëmundje me të cilën është diagnostikuar në vitin 2018. Avokati i saj tha se aktorja kishte humbur disa doza të medikamenteve dhe kishte pësuar një goditje në kokë gjatë fluturimit, duke kaluar në gjendje konfuzioni të rëndë.
Kjo nuk është hera e parë që Blair përfshihet në një incident në avion. Në vitin 2016, ajo u largua nga një fluturim pas një episodi për të cilin më vonë kërkoi falje, duke pranuar se kishte kombinuar alkoolin me medikamente.

Video

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme