Kripë dhe Piper 1 November 2026, 09:33 Nga VNA

Jack Nicholson është zhdukur nga sytë e publikut. Michael Douglas tregon si jeton sot legjenda e Hollywood-it

Ndaje në Whatsapp
Jack Nicholson është zhdukur nga sytë e publikut. Michael Douglas

Prej më shumë se një dekade, Jack Nicholson është larguar nga kinemaja dhe pothuajse është zhdukur nga jeta publike. Aktori legjendar, tashmë 89 vjeç, jeton larg kamerave, premierave dhe vëmendjes që e shoqëroi për një gjysmë shekulli. Por Michael Douglas, një prej miqve të tij të vjetër, ka dhënë një lajm qetësues për gjendjen e tij.
Gjatë një aktiviteti në Swansea, ku po promovonte librin autobiografik One Helluva Ride, Douglas u pyet për Nicholson, me të cilin kishte bashkëpunuar në filmin e famshëm One Flew Over the Cuckoo's Nest të vitit 1975.
Douglas konfirmoi se Nicholson është mirë, por nuk punon më dhe është tërhequr nga jeta publike. Ai tregoi se vazhdon ta takojë dhe se aktori e kalon kohën i qetë në shtëpinë e tij, duke shëtitur me pantofla.
Nicholson nuk e ka shpallur kurrë zyrtarisht pensionimin, por filmi i tij i fundit mbetet How Do You Know, i vitit 2010. Daljet e tij publike janë bërë gjithnjë e më të rralla. Në prill të këtij viti, vajza e tij Lorraine publikoi një fotografi ku aktori shfaqej i buzëqeshur mes familjarëve dhe miqve, përfshirë këngëtaren Joni Mitchell.
Fitues i tri çmimeve Oscar dhe protagonist i filmave të paharrueshëm si The Shining, Chinatown dhe As Good as It Gets, Nicholson duket se ka zgjedhur një luks që Hollywood-i ua ofron rrallë yjeve të tij: të mos ketë më nevojë të jetë në skenë.

Lexo gjithashtu

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme