Sociale 1 November 2026, 09:57 Nga VNA

Bënë shqiponjën me duar në Kotor, ndalohen katër nxënës pas kallëzimit të një të moshuare

Ndaje në Whatsapp
Bënë shqiponjën me duar në Kotor, ndalohen katër

Katër nxënës janë ndaluar nga policia në Kotor të Malit të Zi, pas një incidenti që nisi teksa ata po bënin simbolin e shqiponjës me duar në rrugët e qytetit.

Sipas informacionit të dhënë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur një shtetase e moshuar malazeze u ka kërkuar nxënësve, në gjuhën malazeze, të ndërprisnin këtë veprim. Nxënësit mësohet se nuk e kanë kuptuar kërkesën e saj dhe kanë vazhduar të bënin simbolin.

Më pas, e moshuara ka njoftuar policinë dhe ka paraqitur kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre.

Policia e Kotorrit i ka shoqëruar katër nxënësit në ambientet e saj. Pas marrjes së deklaratës me shkrim të shtetases malazeze, autoritetet kanë vendosur ndalimin e tyre për kundërvajtjen e pretenduar të nxitjes së urrejtjes kombëtare.

Sipas informacionit të transmetuar nga autoritetet malazeze, paraqitja e nxënësve përpara gjykatës kompetente ishte parashikuar për mëngjesin e 1 nëntorit, në orën 07:45. Informacioni i dhënë nuk përmban detaje mbi rezultatin e seancës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme