
Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel.
Në një video të publikuar dëgjohen aktivistët teksa brohorasin “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë.
Më herët gjatë ditës, Rama dha një intervistë për Euronews, ku foli për zhvillimet në Shqipëri dhe protestat e studentëve. Intervista u shoqërua me tension, teksa kryeministri reagoi i irrituar ndaj pyetjeve të gazetares Maria Tadeo.
Protestat e studentëve dhe situata politike në vend ishin pjesë e pyetjeve që iu drejtuan kreut të qeverisë gjatë intervistës.






















