Politika 3 November 2026, 11:44 Nga VNA

Letra e Veliajt për GJKKO: Rrëmbimi me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gogu më kërcënoi se do më shtohen akuzat

Ndaje në Whatsapp

Letra e Veliajt për GJKKO: Rrëmbimi me urdhër të Ramës,

Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një letre që u lexua nga trupa gjykuese, kërkonte hetim për kërcënimet që pretendon se i janë bërë në qeli nga ministri i Drejtësisë. Ndërsa ripërsëriti akuzën për rrëmbim policor dhe transferim në burgun e Fierit.

"Dëshiroj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca dhe dua të sqaroj se jam duke e bërë këtë deklaratë me vullnetin e lirë dhe pa asnjë presion. E nderuar gjykatë, siç edhe keni rënë në dijeni nga media, të mërkurën jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi, pa asnjë shkak dhe vendim të komunikuar. Më kanë larguar familja, avokati dhe Bashkia, institucioni që drejtoj. Nuk e dija pse ndodhi kjo deri të premten në mbrëmje, kur m'u komunikua nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili ma bëri të qartë se transferimi ka ndodhur me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, siç tha ai, që unë të bëja burg tamam. Ministri më komunikoi se do t'i kërkohej SPAK-ut të më hetonte edhe për prishje të rendit kushtetues, si i përfshirë në protestat e flamingove dhe studentëve. Kërkoj nga ju të kryeni një hetim të plotë dhe kam besim te ju", tha Veliaj.

Trupa gjykuese u shpreh në sallën e gjyqit se nuk është kompetente për sa i përket transferimit nga një IEVP në tjetrin. GJKKO theksoi se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka njoftuar për transferimin e Veliajt, edhe pse ka detyrimin ta bëjë.

Sa u përket pretendimeve të tjera, gjykata theksoi se i pandehuri duhet të ndjekë rrugën ligjore.

Procesi ndaj Veliajt u shty për shkak të mungesës së një prej avokatëve në proces.

Letra e Veliajt për GJKKO: Rrëmbimi me urdhër të Ramës,

Letra e Veliajt për GJKKO: Rrëmbimi me urdhër të Ramës,

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme