Politika 2 November 2026, 21:41 Nga VNA

"Shteti nuk është pronë e askujt!" / Ermelinda Meksi shpërthen ndaj përplasjes Veliaj-Gogu: Paralajmërim të fortë për institucionet në provë

Ndaje në Whatsapp
"Shteti nuk është pronë e askujt!" / Ermelinda Meksi

Përplasja e fortë politike mes dy figurave qëndrore të Partisë Socialiste, Rama e Veliaj, sigurisht që është përcjellë me heshtjen e atyre që sot janë grupi parlamentar apo kryesia e PS. Por ngjarja ka vënë në lëvizje në skenën publike, socialistët e dikurshëm, kur jetohej me demokraci të brendshme partiake. 

Kështu, reagimi i ish-ministres dhe 
zyrtares së lartë të PS, Ermelinda Meksi, e çon çështjen në një nivel tjetër alarmi.

Në një analizë të publikuar këtë mbrëmje, Meksi e cilëson letrën e Erion Veliajt dhe përgënjeshtrimin e ministrit Gogu si një ngjarje shumë më të rëndë sesa një konflikt mes dy ish-miqsh, duke e parë si një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës.

Duke u ndalur te pikëpyetjet e mëdha rreth vizitës së ministrit në paraburgim, Meksi thekson se mohimet formale nuk mjaftojnë dhe se institucionet ndodhen para një prove të vërtetë besueshmërie:

 "Nëse pretendimet e Erion Veliajt vërtetohen, kemi të bëjmë me një precedent tejet shqetësues: përdorimin e autoritetit dhe të instrumenteve të shtetit për të ushtruar presion politik mbi një person në paraburgim. Mohimi i ministrit nuk mjafton. Ai duhet të shoqërohet me fakte dhe transparencë."

Ermelinda Meksi ngre pyetje publike që kërkojnë përgjigje urgjente nga ekzekutivi dhe drejtësia: 
Në çfarë cilësie shkoi ministri në burg?
 Si u zhvillua dhe ku u dokumentua vizita dhe kush ishte në dijeni të saj?

Për të adresuar këtë krizë institucionale, ajo kërkon përgjegjësi në tri nivele kryesore:

 * Ministri i Drejtësisë të sqarojë plotësisht rrethanat dhe ligjshmërinë e vizitës.

 * Kryeministri të garantojë se pushteti ekzekutiv nuk është përdorur për presion apo pazare politike.

 * Institucionet e drejtësisë të verifikojnë pretendimet në mënyrë të pavarur dhe të garantojnë ligjshmërinë e procesit.

Në mbyllje të reagimit të saj, Meksi sqaron se kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e Veliajt ndaj akuzave të tij, por me mbrojtjen e parimeve themelore të demokracisë dhe qytetarit të thjeshtë:

"Nëse kjo i ndodh një kryetari bashkie, me çfarë garancish mbrohet qytetari i zakonshëm? Shteti nuk është pronë e askujt, drejtësia nuk është instrument i pushtetit dhe liria e dinjiteti i individit nuk mund të bëhen objekt pazaresh politike."

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme