Politika 2 November 2026, 13:25 Nga VNA

Shkelje me financimin e fushatës së 11 majit, KQZ kërkon gjobitjen e 13 partive politike me 7.5 milionë lekë

Ndaje në Whatsapp

Shkelje me financimin e fushatës së 11 majit, KQZ kërkon

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar vendosjen e gjobave ndaj 13 partive politike për shkelje të konstatuara në raportimin financiar të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Shuma totale e sanksioneve të propozuara arrin në 7.5 milionë lekë.

Kërkesa, e cila mban datën 3 tetor 2026, i është drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), pas auditimit të fondeve të përfituara dhe shpenzimeve të kryera nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas dokumentacionit, shkeljet përfshijnë mosdorëzimin e raporteve financiare, tejkalimin e afateve ligjore, mosdeklarimin e transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje në pasqyrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Gjobat më të larta, nga 2 milionë lekë secila, janë propozuar për Partinë Rruga e Vërtetë Shqiptare dhe Partinë Aleanca Arbnore Kombëtare, të cilat nuk kanë dorëzuar raportet financiare për fondet dhe shpenzimet e fushatës.

Ndërkohë, gjoba prej 500 mijë lekësh janë kërkuar për gjashtë subjekte politike: Partinë Bashkimi Liberal Demokrat, Aleancën Demokracia e Re, Aleancën Konservatore për Shqipërinë, Partinë Kristian Demokrate, Partinë Lëvizja Atdheu dhe Aleancën Kombëtare Shqiptare.

Për pesë parti të tjera janë propozuar gjoba nga 100 mijë lekë secila. Në këtë kategori përfshihen Partia Balli Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Djathtas 1912, Partia Socialdemokrate dhe Partia Nisma Thurje.

Parregullsitë e evidentuara lidhen kryesisht me mungesën e dokumentacionit financiar, raportimin e vonuar dhe mospërputhjet në deklarimin e fondeve të përdorura gjatë fushatës elektorale.

Kërkesa e Celibashit i është përcjellë KAS-it, i cili ka në kompetencë shqyrtimin dhe marrjen e vendimit përfundimtar për sanksionet administrative. Çështja është parashikuar të shqyrtohet në mbledhjen e 2 nëntorit.

Lexo gjithashtu

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme