Kronika 2 November 2026, 12:16 Nga VNA

“Rama në burg, Berisha në burg!”/ Studentët marshojnë nga një fakultet në tjetrin, thirrje për bojkot të mësimit

Ndaje në Whatsapp

“Rama në burg, Berisha në burg!”/ Studentët

Studentët e universiteteve të Tiranës kanë vijuar protestën në ditën e 21-të, duke bojkotuar procesin mësimor dhe duke marshuar në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestës, të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u kanë bërë thirrje edhe studentëve të tjerë t'i bashkohen bojkotit.

Marshimi ka nisur nga Universiteti i Arteve, ku studentët kanë braktisur auditorët për t'u drejtuar më pas drejt Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Protestuesit kanë vijuar lëvizjen drejt Fakultetit të Ekonomisë, atij të Drejtësisë dhe më pas Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku grupit i janë bashkuar edhe studentë të tjerë.

Gjatë marshimit, të rinjtë kanë brohoritur “Bojkotoni mësimin” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, duke kërkuar ndërprerjen e procesit mësimor në fakultetet e kryeqytetit.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as thirrjet kundër drejtuesve politikë. Studentët kanë brohoritur njëzëri “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dy figurave politike.

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme