
Seanca në Apelin e Posaçëm për ish-shefen e Shërbimit Informativ, Vlora Hysenin, pritet të shtyhet për një datë tjetër me kërkesë të prokurorëve të posaçëm Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.
Hyseni kundërshton masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ish-shefja e SHISH dyshohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Hyseni dyshohet se i përcillte informacione sekrete Ergys Agasit gjatë kohës që ai ishte në arrati.
Agasi akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ai aktualisht ndodhet në burgun e Fierit.






















