Kronika 2 November 2026, 11:41 Nga VNA

ALARM PËR MASHTRIMET KIBERNETIKE/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Kujdes nga SMS-të false në emër të bankave, mos klikoni në linke të dyshimta!

Ndaje në Whatsapp

ALARM PËR MASHTRIMET KIBERNETIKE/ Policia e Shtetit thirrje

 Policia e Shtetit, përmes strukturave të specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik, u ka bërë thirrje urgjente qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj një valë mesazhesh telefonike mashtruese (SMS) që po qarkullojnë në emër të bankave zyrtare, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe përvetësimin e llogarive bankare.

Përmes një deklarate zyrtare për mediat, Policia e Shtetit sqaron se autorët përdorin një skemë të njohur mashtrimi të quajtur “Smishing”, e cila synon të abuzojë me besimin e qytetarëve te institucionet financiare.

“Strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmërojnë qytetarët për qarkullimin e mesazheve telefonike (SMS) mashtruese, të cilat dërgohen në emër të institucioneve të ndryshme bankare, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare, si dhe përvetësimin e paligjshëm të fondeve nga llogaritë e qytetarëve,” njofton Policia.


Sipas autoriteteve, mashtruesit i dërgojnë mesazhet nga numra të ndryshëm telefoni dhe vendosin afate të ngushta kohore, zakonisht 24 ose 31 orë, për të krijuar një ndjesi falsiteti urgjence te viktimat. Në përmbajtje të këtyre mesazheve përfshihen lidhje elektronike (linke) që dërgojnë në faqe të falsifikuara.

“Kjo formë mashtrimi kibernetik, e njohur si ‘Smishing’, synon të shfrytëzojë besimin e qytetarëve ndaj institucionet bankare dhe ndjesinë e urgjencës që krijohet nga afatet e vendosura në mesazhe. Nëpërmjet këtyre faqeve, autorët synojnë të sigurojnë të dhëna të ndjeshme, si numrat e kartave bankare, fjalëkalimet e shërbimeve bankare online dhe kodet e verifikimit,” nërmvizojnë ekspertët e Policisë së Shtetit.


Policia apelon me forcë se prania e emrit të një banke në SMS nuk garanton vërtetësinë e mesazhit dhe u kërkon qytetarëve të ndjekin me përpikmëri masat parandaluese.

“Mos klikoni në lidhjet elektronike që përmbajnë SMS-të e dyshimta, pavarësisht se në përmbajtjen e tyre mund të shfaqet emri i një banke të njohur. Mos jepni në asnjë rast të dhënat e kartave bankare, fjalëkalimet, PIN-et apo kodet e verifikimit në faqe të hapura përmes këtyre mesazheve,” apelon Policia e Shtetit, duke shtuar se “përdorimi i emrit të një institucioni bankar në një SMS nuk do të thotë se mesazhi është dërguar nga vetë banka.”


Në rast se qytetarët kanë rënë pre e kësaj skeme ose kanë futur të dhënat e tyre në lidhje të dyshimta, Policia i udhëzon të reagojnë pa vonesë:

“Nëse keni vendosur të dhënat tuaja bankare në një lidhje të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për të kërkuar bllokimin e kartës apo të aksesit në llogari dhe raportoni rastin në Polici.”


Aktualisht, Strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të dyshimtë pranë organeve policore, duke ruajtur si provë mesazhet, numrat e telefonit dërgues dhe linket e përdorura.

“Mbrojtja e të dhënave bankare fillon nga kujdesi i secilit prej nesh. Mos klikoni në lidhje të dyshimta dhe mos ndani të dhënat tuaja financiare!” përmbyll apelin e saj Policia e Shtetit.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme