Politika 1 November 2026, 15:00 Nga VNA

“Më kanë thirrur në prokurori, mos mbaj mesazhe për pishinën”/ Dëshmia në dosjen Balluku: Fshihen komunikimet për vilën luksoze në Dhërmi

Ndaje në Whatsapp
“Më kanë thirrur në prokurori, mos mbaj mesazhe për

Një tjetër episod nga dosja hetimore e Belinda Ballukut zbulon komunikimet mes personave që janë marrë me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e pishinës së vilës F6 në kompleksin White Rocks në Dhërmi, pas nisjes së hetimeve nga SPAK. Në dëshminë e administruar nga Prokuroria e Posaçme, një punonjës i kompanisë që realizoi punimet tregon se është kontaktuar nga personi që kishte koordinuar ndërtimin e pishinës, i cili i kishte kërkuar informacion për mesazhet që ruante në telefon.
Sipas dosjes hetimore, Matild Dragoti, punonjës i shoqërive “Super Pool” dhe “Superbetonconstruction”, ka deklaruar se gjatë vitit 2020 ka kryer punime në kompleksin White Rocks, ku përfshiheshin edhe instalimet e pishinës së vilës që SPAK dyshon se përdorej nga Belinda Balluku.

Dragoti ka shpjeguar se kontaktet për punimet i kishte mbajtur me Julian Kelon, ndërsa vlera e përgjithshme e punës dhe pajisjeve shkonte në rreth 6 mijë euro.

Në dëshminë e tij, Dragoti deklaron se Kelo i kishte thënë se pishina i përkiste një personi të njohur. Më vonë, sipas tij, kishte mësuar se bëhej fjalë për Belinda Ballukun.

Por episodi më interesant lidhet me komunikimin e zhvilluar në korrik 2026, kur hetimet për pasuritë e dyshuara të fshehura ishin në zhvillim.

Sipas dëshmisë, Julian Kelo e kishte telefonuar Dragotin përmes WhatsApp dhe e kishte pyetur nëse ruante mesazhe për punimet e pishinës në kompleksin White Rocks. Dragoti ka deklaruar se Kelo i kishte thënë se ishte thirrur në prokurori dhe nuk dëshironte të kishte komunikime lidhur me këtë pishinë.

Në vijim, dëshmitari ka pohuar se i kishte fshirë mesazhet e shkëmbyera me Julian Kelon.

Në të njëjtën dosje, SPAK ka administruar dokumente financiare të kompanisë “SuperPool Kimya”, ku janë identifikuar tabela me emërtimet “Balluku” dhe “Maksi Belindës”, të lidhura me furnizimin dhe mirëmbajtjen e pishinës.

Sipas deklarimit të administratorit Mirand Seferi, tabela “Balluku” përmbante pajisje dhe materiale të furnizuara për pishinën, ndërsa “Maksi Belindës” i referohej Maksim Ethemajt, i cili ishte marrë me mirëmbajtjen e saj.

Kështu, krahas dokumenteve financiare dhe dëshmive mbi përdorimin e vilës, në dosjen e SPAK është administruar edhe deklarimi për fshirjen e komunikimeve që lidheshin me punimet e pishinës.

Lexo gjithashtu

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme