Politika 1 November 2026, 15:56 Nga VNA

Kush është Dolores Kraja, vajza e ish-të burgosurit politik që u përball me deputetët e PD-së në protestë?

Ndaje në Whatsapp
Kush është Dolores Kraja, vajza e ish-të burgosurit politik

Dolores Kraja, shkodrania që prej 30 vitesh jeton në Gjermani, u bë pjesë e debateve gjatë protestës së 31 tetorit në Tiranë, pasi kundërshtoi praninë e deputetëve të Partisë Demokratike, duke kërkuar që protesta e studentëve të mos instrumentalizohej politikisht.

Qëndrimi i saj nxiti reagime dhe etiketime në rrjetet sociale, ku u akuzua si marksiste dhe mbështetëse e Arlind Qorrit. Por pas emrit të Dolores Krajës qëndron historia e një familjeje të persekutuar nga diktatura komuniste.

Ajo është vajza e Ernesto Krajës, ish-i burgosur politik dhe pjesëmarrës në lëvizjen antikomuniste pas vitit 1990. I lindur në Shkodër më 1925, ai u dënua tri herë nga regjimi komunist, në vitet 1952, 1978 dhe 1979, duke kaluar vite të gjata në burg.

Ernesto Kraja ishte pjesë e procesit të montuar në burgun e Spaçit, ku u dënuan edhe Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, të cilët më pas u ekzekutuan. Në dokumentarin “Dosja K”, Dolores ka rrëfyer torturat e rënda që përjetoi babai i saj gjatë hetuesisë, deri në dy tentativa për vetëvrasje.

Edhe emri Dolores, që lidhet me fjalën “dhimbje”, ishte zgjedhur nga i ati pas daljes nga burgimi i parë, si simbol i vuajtjeve të tij.

Megjithëse prej dekadash jeton në Gjermani, Dolores vazhdon të marrë pjesë në protesta në Shqipëri. Në intervista të mëparshme ajo ka kërkuar largimin si të Edi Ramës, ashtu edhe të Sali Berishës, duke theksuar se nuk përfaqëson asnjë parti politike.

Babai i Dolores Krajës kaloi vite në burg për të drejtën për të menduar ndryshe. Tridhjetë e gjashtë vjet pas rënies së komunizmit, e bija gjendet përballë një tjetër forme intolerance: duhet të mbrohet nga etiketimet politike vetëm sepse nuk pranon që deputetët e një partie të flasin në emër të protestës së saj.

Lexo gjithashtu

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme