Politika 1 November 2026, 15:59 Nga VNA

Vila në Dhërmi/ Telefoni i Albcontrol, me person të autorizuar Ballukun, rezulton pranë kompleksit “White Rocks”

Ndaje në Whatsapp
Vila në Dhërmi/ Telefoni i Albcontrol, me person të autorizuar

Një numër telefoni i regjistruar në emër të kompanisë shtetërore Albcontrol, me person të autorizuar Belinda Ballukun, rezulton i lokalizuar në zonën e kompleksit luksoz White Rocks në Dhërmi, ku SPAK dyshon se ish-zv.kryeministrja ka përfituar një vilë të fshehur.

Në dosjen hetimore, SPAK ka administruar të dhënat e operatorit Vodafone për të verifikuar përdorimin e vilës F6 nga Balluku dhe familjarët e saj.

Sipas dosjes, numri është regjistruar në emër të shoqërisë Albcontrol, me person të autorizuar Belinda Ballukun, ndërsa dokumenti i pajtimit ishte nënshkruar nga Viola Haxhiademi.

Nga tabulatet telefonike, SPAK ka konstatuar se ky numër është lokalizuar në zonën e Dhërmiut, përfshirë antenat që mbulojnë kompleksin White Rocks, gjatë muajve qershor, korrik, gusht dhe dhjetor të vitit 2024, si edhe gjatë qershorit dhe korrikut të vitit 2025.

Në të njëjtën zonë rezulton i lokalizuar vazhdimisht edhe numri personal i Belinda Ballukut, gjatë viteve 2024, 2025 dhe 2026. Për vitin 2024, SPAK evidenton lokalizime në çdo muaj, nga marsi deri në dhjetor.

Prokuroria ka administruar gjithashtu tabulatet e numrit të përdorur nga vajza e Ballukut, i cili është lokalizuar në zonën e kompleksit gjatë disa muajve të viteve 2024 dhe 2025.

Në dosje përfshihet edhe dëshmia e punonjësit të mirëmbajtjes së kompleksit, Eriol Xharja, i cili deklaron se Balluku vinte në kompleks me një automjet Range Rover të zi, me numra targe që përfundonin në 444, ndërsa herë të tjera me një Audi A8, gjithashtu të zi.

Këto të dhëna janë përdorur nga SPAK për të dokumentuar frekuentimin e kompleksit nga Balluku dhe familjarët e saj, ndërsa hetimi thotë se vila F6 është pasuri që zotërohet nga Balluku edhe pse e regjistruar në emër të Igli Tares.

Lexo gjithashtu

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme