Politika 2 November 2026, 14:16 Nga VNA

Në vitin e 13-të të qeverisjes, Rama zbulon meritokracinë: Administrata do të rregullohet me Inteligjencë Artificiale

Ndaje në Whatsapp

Në vitin e 13-të të qeverisjes, Rama zbulon meritokracinë:

Në vitin e 13-të të qeverisjes, kryeministri Edi Rama duket se ka zbuluar rëndësinë e meritokracisë në administratën publike. Në një dalje publike me ministren Adea Pirdeni, Rama ka prezantuar nismën “Shkalla e Meritës”, përmes së cilës synon të promovojë punonjësit më të aftë, duke thirrur në ndihmë edhe Inteligjencën Artificiale.

“Kemi reflektuar si të jemi më pranë njerëzve, duke sjellë më pranë administratën dhe ndjesinë që janë ata që janë arsyeja jetësore e shërbimeve të administratës. Pjesë e gjithë këtyre ndryshimeve, ku kemi thirrur në ndihmë IA-në, por jo vetëm, është edhe Shkalla e Meritës”, deklaroi Rama.

Kryeministri shpjegoi se reforma synon të krijojë një sistem ku punonjësit më të aftë të avancojnë në hierarkinë shtetërore. Një premtim që ngre pyetjen se mbi çfarë kriteresh janë bërë emërimet dhe promovimet në administratë gjatë këtyre 12 viteve.

“Do të jetë e pamundur të ndërhyhet në sistemin e provimit unik dhe nga ana tjetër në gjithë sistemin e promovimit sipas meritës që ne po krijojmë me Shkallën e Meritës”, u shpreh Rama.

Sipas tij, Inteligjenca Artificiale do të garantojë transparencën, ndërsa vendimet për punësimet dhe largimet do të mbeten përgjegjësi njerëzore dhe ligjore. Pra, Rama kërkon ndihmën e Inteligjencës Artificiale për të garantuar atë që duhej të ishte standard prej kohësh, promovimin sipas meritës dhe jo lidhjeve politike siç ka funksionuar deri më sot.

Mbetet për t’u parë nëse “Shkalla e Meritës” do të ndryshojë realisht administratën, në një kohë kur prej disa javësh në Tiranë po zhvillohen protesta kundër asaj që protestuesit e cilësojnë si keqqeverisje 13-vjeçare.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme