Politika 2 November 2026, 14:39 Nga VNA

VIDEO/ E nis me këmbë të ters, Adea Pirdeni ngatërron fjalimin para Ramës

Ndaje në Whatsapp

VIDEO/ E nis me këmbë të ters, Adea Pirdeni ngatërron

Ministrja e Administratës Publike, Adea Pirdeni, është ngatërruar gjatë fjalimit në prezantimin e reformës “Shkalla e Meritës”, në prani të Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar më 9 tetor, Pirdeni humbi për disa çaste rrjedhën e fjalimit, duke u përpjekur disa herë të korrigjonte veten përpara kamerave.

“Dhe në fund, më në fund për nga rada, jo në fund, nga rada, sorry”, u shpreh ajo, për të vijuar më pas: “Dhe në fund, nga rada, për mbi gjitha e para nga rëndësia, për qytetarin”.

Sipas përshkrimit të momentit, edhe Kryeministri Rama ndërhyri për ta korrigjuar.

Pirdeni, e cila më 19 tetor u emërua ministre e Administratës Publike, pas detyrës si ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ka tashmë përgjegjësinë e drejtimit të një ministrie më vete.

 

Lexo gjithashtu

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme