Politika 2 November 2026, 15:30 Nga VNA

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, shkruajnë “Dorëheqje” në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, shkruajnë

Studentët janë mbledhur edhe këtë të hënë përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit për dialog, të përsëritur prej ditësh përmes tavolinës së gurtë të vendosur përpara godinës së qeverisë.

Në shenjë kundërshtimi, studentët kanë shkruar mbi stolin pranë tavolinës mbishkrimin “Dorëheqje!”, duke përsëritur kërkesën e tyre për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Të rinjtë vijojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre, duke refuzuar dialogun me kryeministrin për sa kohë ai mbetet në detyrë.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme