Politika 2 November 2026, 15:47 Nga VNA

Vizita që nuk duhej të merrej vesh? Gogu pranon takimin me Veliajn, por lë mister arsyet dhe dëshmitarët

Ndaje në Whatsapp

Vizita që nuk duhej të merrej vesh? Gogu pranon takimin me Veliajn,

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka konfirmuar se të premten, më 30 tetor, ka takuar Erion Veliajn në burgun e Fierit, por ka mohuar kategorikisht se i ka përcjellë një ultimatum nga Kryeministri Edi Rama për dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës.

Reagimi i ministrit erdhi vetëm pasi mediat publikuan takimin dhe deklarimet e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, sipas të cilit Gogu kishte përcjellë kërcënime në emër të Kryeministrit, duke i kërkuar kryebashkiakut dorëzimin e mandatit.

Në një postim në Facebook, Gogu shprehet se ka shkuar në Fier në ushtrim të përgjegjësive të tij si ministër, për t’u njohur me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe për të dëgjuar ankesat e bëra publike nga avokati.

“Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë”, shkruan Gogu, duke shtuar se nuk ka asnjë mundësi që ai të ketë shqiptuar mesazhet që i atribuohen.

Por deklarata, ndërsa përgënjeshtron akuzat, lë pa përgjigje disa pyetje thelbësore.

Me kë ishte ministri gjatë takimit me Veliajn? A u zhvillua biseda vetëm mes tyre apo kishte të pranishëm drejtues dhe punonjës të institucionit penitenciar? Kush mund ta konfirmojë përmbajtjen e saj?

Përse një vizitë zyrtare e ministrit të Drejtësisë nuk u bë publike në kohën kur u zhvillua? Përse, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e jashtëzakonshme të çështjes Veliaj dhe polemikat që shoqëruan transferimin e tij në Fier, nuk pati asnjë njoftim institucional për këtë takim?

Dhe mbi të gjitha, përse Toni Gogu reagoi vetëm pasi mediat zbuluan vizitën dhe avokati i Veliajt deklaroi se kryebashkiakut i ishte kërkuar dorëheqja përmes kërcënimeve në emër të Ramës?

Ministri thotë se rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme. Atëherë, përse nuk bën publik dokumentacionin që provon qëllimin dhe zhvillimin e saj? A është regjistruar vizita në dokumentacionin e burgut të Fierit, ndërkohë që në raportimet mediatike pretendohet e kundërta?

Nëse qëllimi ishte verifikimi i kushteve të trajtimit, çfarë konstatoi ministri për transferimin që Veliaj e kishte cilësuar si “rrëmbim policor”? Çfarë ankesash dëgjoi dhe çfarë masash mori pas takimit?

Gogu zgjedh ta mbyllë reagimin me shprehjen se “koha dhe e vërteta ecin dorë për dore”.

Por për një ministër të Drejtësisë, që ka zhvilluar një takim zyrtar me një të paraburgosur në qendër të një konflikti të fortë politik, transparenca nuk mund t’i lihet vetëm kohës.

Sepse Gogu mund ta mohojë kërcënimin, por mbetet të shpjegojë përse një vizitë që sot e quan institucionale u bë publike vetëm pasi e zbuluan mediat.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme