Politika 2 November 2026, 18:11 Nga VNA

Gjobat ndaj protestuesve, Bardhi paralajmëron: Kush firmos akte të tilla kryen vepër penale

Ndaje në Whatsapp

Gjobat ndaj protestuesve, Bardhi paralajmëron: Kush firmos akte të

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj gjobitjes së qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore, duke e cilësuar këtë veprim si cenim të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se e drejta për t'u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore garantohet nga Kushtetuta dhe nuk mund të kufizohet përmes gjobave, kërcënimeve apo përdorimit të dhunës.

Sipas tij, përdorimi i autoritetit shtetëror për të ndëshkuar qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës përbën arbitraritet dhe censurë.

“Gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore”, shprehet Bardhi.

Deputeti demokrat paralajmëron gjithashtu se zyrtarët që firmosin masa ndëshkuese për pjesëmarrjen në protesta mund të përballen me përgjegjësi penale.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Cilido që firmos akte të tilla kryen vepër penale”, thekson ai.

Në përfundim, Bardhi kërkon që çdo rast i pengimit të së drejtës për tubim dhe manifestim të trajtohet me përgjegjësi ligjore, duke nënvizuar se liritë kushtetuese të qytetarëve duhet të respektohen nga institucionet shtetërore.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme