Bota 2 November 2026, 18:21 Nga VNA

Trump kërcënon demokratët: Nëse marrin Kongresin, do të vendos veton ndaj çdo ligji

Ndaje në Whatsapp
Trump kërcënon demokratët: Nëse marrin Kongresin, do të

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të përdorë fuqinë e vetos për të bllokuar nismat ligjore të demokratëve, në rast se ata fitojnë shumicën në Kongres në zgjedhjet e mesmandatit që mbahen më 3 nëntor.

Në një intervistë për podkastin “Pod Force One”, të gazetares së “New York Post”, Miranda Devine, Trump deklaroi se nëse republikanët humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve ose të Senatit, ai mund të shndërrohet në atë që e quajti “Mr. Veto”.

“Me sa duket, do të bëhem ‘Mr. Veto’. Nuk do t'i lejoj të shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump shpjegoi se do të refuzonte projektligjet e miratuara nga një Kongres i kontrolluar nga demokratët, duke lënë të hapur mundësinë e negociatave pas një periudhe përplasjesh. Sipas tij, pas një ose dy muajsh bllokimesh, palët mund të ulen në tryezë dhe të arrijnë marrëveshje.

“Do të më dërgojnë projektligje, unë do t'u vendos veton. Pas një ose dy muajsh, kur gjithçka të jetë bllokuar, do të vijnë të negociojnë dhe do të bëjmë një marrëveshje”, deklaroi Trump.

Presidenti shprehu gjithashtu shpresën se republikanët do të ruajnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, në mënyrë që të mos përballet me këtë skenar.

Një Kongres i kontrolluar nga demokratët do të kishte mundësi të pengonte nismat legjislative të Trumpit, të refuzonte emërimet e tij dhe të hapte hetime ndaj administratës. Nga ana tjetër, presidenti do të ruante të drejtën kushtetuese të vetos, e cila mund të kapërcehet vetëm nëse dy të tretat e anëtarëve të të dyja dhomave votojnë kundër saj.

Trump ka përdorur veton dy herë gjatë mandatit të tij të dytë, ndërsa gjatë mandatit të parë kishte bllokuar dhjetë projektligje.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme