Politika 3 November 2026, 12:19 Nga VNA

Studentët prej javësh në protestë, Kumbaro sheh rritje “historike” të arsimit nga komoditeti i komisioneve parlamentare

Ndaje në Whatsapp

Studentët prej javësh në protestë, Kumbaro sheh rritje

Ndërsa studentët prej 22 ditësh protestojnë kundër qeverisë, me tensione që kanë arritur deri te djegia e Ministrisë së Arsimit, ministrja Mirela Kumbaro vijon të flasë për arritje historike dhe të premtojë një të ardhme më të mirë për arsimin. Këtë herë, optimizmi qeveritar është shfaqur në Komisionin Parlamentar për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027.

Kumbaro e cilësoi “historike” rritjen e buxhetit të arsimit, duke njoftuar se institucioni që drejton do të administrojë 67,95 miliardë lekë.

Ministrja premtoi më shumë mbështetje për studentët, përmirësim të cilësisë së arsimit dhe investime të reja, ndërsa theksoi se asnjë program buxhetor nuk do të ketë më pak fonde se vitin e kaluar.

Por ndoshta ministrja Kumbaro, përpara se të shpallë një tjetër sukses “historik”, duhet të reflektojë mbi realitetin e arsimit që drejton. Prej javësh, institucioni i saj është kthyer në epiqendër të protestave, madje me një pjesë të godinës të dëmtuar nga zjarri, ndërsa studentët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Në këto kushte, marrja e përgjegjësisë politike dhe shqyrtimi i dorëheqjes do të ishin një përgjigje më serioze sesa retorika e zakonshme e sukseseve.

Sepse, përtej miliardave në letër, bilanci i arsimit nuk është aq optimist. Në fund të fundit, ministrja mund t'i shtojë miliardat në buxhet, por ende nuk ka gjetur formulën për të ndalur boshatisjen e bankave të shkollave dhe auditorëve.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme